75 Mall Live Search
23:31 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Albena Reshitaj tregon pse doli kundër Haradinajt dhe mori pjesë në seancën për votimin e presidentit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj ka arsyetuar pjesëmarrjen e saj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit.

Ajo ka thënë se pret reflektimin e partisë karshi kësaj çështje, që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja, transmeton IndeksOnline.

“Ju e dini se jemi në një fazë të keqe të pandemisë ku nga 1 mijë persona në ditë kemi të infektuar dhe kemi rekord të vdekjeve të pacientëve dhe është më e pakta që qytetarëve u duhet të shkojmë në zgjedhje.Duhet të vetëdijesohemi që shëndetin dhe vullnetin qytetarë ta vëmë mbi çdo interes personal apo partiak.Kjo çka unë sot kamë bërë thjesht kam plotësuar një vendim, një aktgjykim të Kushtetueses që kërkon që çdo deputet të qëndrojë në sallë në periudhat kur kemi votime.Unë do të lus të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ashtu siç kam bërë me partinë që i takoj në disa takime që kemi pasur kur kam ngreh këtë mendim ku e kam shfaqur këtë mendim që ne si grup të jemi pjesë e seancës”, ka theksuar ajo, transmeton IndeksOnline.

“Nuk jam larguar nga AAK, kam menduar se është më e mira për vendin të jemi në seancë përkundër të gjithë arsyetimeve të tjera. Unë ende i bëj thirrje partisë të jemi këtu. Mendoj se edhe Haradinaj i ndanë mendimet e njëjta me mua sepse AAK nuk do të çojë vendin në zgjedhje apo të rrezikojë shëndetin e qytetarëve”./IndeksOnline/