E fitoi ‘Copa del Rey’ me Sociedadin, kështu reagon në konferencë për media trajneri, Alguacil

Real Sociedadi e ka fituar mbrëmë finalen e Copa del Rey ndaj Athletico Bilbaos.
Pas 34 vitesh pa fituar kupë, Real Sociedadi a rriti ta bëjë këtë triumf nën drejtimin e trajnerit, Imanol Alguacil, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes, trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil duke folur në konferencën për shtyp ndaloi dhe kërkoi falje paraprakisht për veprimin.
“Po bëhem nga një trajner profesional në një amater”, tha ai.
Më pas Alguacil veshi një fanellë të klubit dhe një shall, ku filloi të bërtasë dhe të falënderojë të gjithë klubin dhe njerëzit që e ndihmuan.
Ajo çka ra në sy ishte euforia e trajnerit, që në fakt e bëri paksa të çuditshëm këtë aspekt.
Më poshtë mund të shihni momentin epik të trajnerit.
Jag älskar Real Sociedads tränare Imanol Alguacil när han tar ton på presskonferensen efter att ha vunnit Copa del Rey. pic.twitter.com/mPzkGPVeIB
— Rasim Reiz (@RasimReiz) April 4, 2021