Aksident i rëndë në fshatin Lupç të Podujevës, përplasem dy vetura mes veti

Dy vetura janë përplasur ndërmjet veti në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se aksidenti është ballor, ku janë ndeshur një veturë e tipit BMW me targa të Kroacisë dhe një veturë tjetër.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se a ka persona të lënduar në këtë aksident.
