75 Mall Live Search
15:25 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

U tha se erdhi e sëmurë për të marrë pjesë në votimin e presidentit, Adriana Matoshi publikon testin ku doli negativ

Në media ka qarkulluar një lajm se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi erdhi e sëmurë në Kuvendin e Kosovës dje dhe se është e dyshimtë se është e infektuar me koronavirus.

Por, Matoshi përmes një postimi në Facebook ka demantuar këto lajme, transmeton Indeksonline.

Ajo ka publikuar testin që e kishte bërë të të premtën, ku kishte rezultuar negativ.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit:

Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim