Miftaraj: Pjesëmarrja aktive ne procesin e zgjedhjes se Presidentit është detyrë, obligim kushtetues!

Juristi i njohur, Ehat Miftaraj përmes një postimi ka treguar se pjesëmarrja e deputetëve në zgjedhjen e presidentit është obligim kushtetues.
Sipas Miftarajt pjesëmarrja nuk është as tradhti ndaj partisë, as kompromis, as nënshtrim e më së paku poshtërim, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Ehat Miftarajt:
Pjesemarrja aktive ne procesin e zgjedhjes se Presidentit eshte detyre, obligim kushtetues!
Nuk eshte as tradheti ndaj partise, as kompromis, as nenshtrim, e me se paku poshterim.
Normal, vota per President mundet me qene me kusht, si per shembull nese nje deputet kerkon nga qeveria aktuale se do te votoj per Presidentin nese premton dhe vepron se ne Kuvend dhe qeveri nuk do te kete deputet apo ministra me aktakuza per korrupsion.
Baza e nje shteti demokratik eshte zbatimi i vlerave dhe standardeve qe promovojne sundimin e ligjit dhe qeverisjes se mire. Te gjithe do te dilnin te fituar, e me se shumti shteti ligjor ne Kosove dhe funksionaliteti i institucioneve kushtetuese.