75 Mall Live Search
17:25 / E Diele, 04 Prill 2021 / k.v

Zgjedhja e presidentit/ Deputetët futën në sallë, pas pak nis seanca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futën në sallë për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Janë deputetët e LDK-së të parët që kanë zënë vendet e tyre ku pas pak pritet të hapen punimet nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Gjatë së shtunës, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit./IndeksOnline/