Kusari-Lila: Do jenë 80 ose 81 vota për presidentin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se sot ka vetëm lajme pozitive pasi që do përmbyllet procesi i zgjedhje së presidentit, shkruan Indeksonline.
Ajo tha se dje patën një ndjenjë optimiste dhe pozitive ndërsa sot janë më afër realitetit.
Po ashtu, Kusari-Lila u shpreh se do jenë 80 ose 81 vota për presidentin.
“Mendoj që në këto momente nuk jemi në gjuhën e shtantazhit përveç se thirrjes të deputetëve për faktin se ne marrim besimin, japim betimin për të dhënë llogari.
Andaj të portretizohet një deklaratë e imja u pa se ata tre persona nuk votuan edhe pse nuk ishin në sallë duke bërë të pamundur, pak e tepruar. Me lajm të mirë, sot jemi pozitiv, ky proces do të përmbyllet. Do jenë 80 ose 81 vota për president.
Për kërcenime ekziston vetëm një adresë, Policia e Kosovës. Deri sa ajo çka kemi pasur dje ishte një ndjenjë optimiste pozitive, sot jemi më afër realitetit”./Indeksonline/