Voton edhe Fadil Gashi

Deputeti i minoriteteve nga partia “Iniciatiave Romane”, Fadil Gashi ka votuar në zgjedhjen e presidentit.
Gashi dje nuk ishte në votim, kurse sot së bashku me deputetin nga Partia Unike e Goranëve, Adem Hoxha kanë ardhur për të votuar, transmeton Indeksonline.
Këta dy pritet të jenë vendimtar në zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Votimi është duke vazhduar./Indeksonline/
