75 Mall Live Search
18:11 / E Diele, 04 Prill 2021 / k.v

Zgjedhja e presidentit/ Pas pak raundi i dytë i votimit

Në raundin e parë, asnjëri nga dy kandidatët nuk ka arritur ti marr votat e mjaftueshme për tu zgjedhur president i vendit, raporton IndeksOnline.

Ndonëse në kutinë e votimit ishin 81 vota të deputetëve, asnjëri nga dy kandidatët, Vjosa Osmani e Nasuf Bejta, nuk kanë arritur të sigurojnë 80 vota për tu zgjedhur në raundin e parë.

Menjëherë pas përfundimit të votimit të raundit të parë, do të nis votimi i raundit të dytë, ku edhe këtë herë, duhen 80 vota për tu zgjedhur president./IndeksOnline/