75 Mall Live Search
18:36 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Deputetët votojnë, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti dalin të ‘pushojnë’

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke votuar për presidentin e ri të vendit.

Derisa, shumica nga të pranishmit presin radhën për të votuar emrin e përzgjedhur, janë dy deputetë të LDK-së që i kanë dhënë vetes pak pushim, shkruan IndeksOnline.

Agim Veliu dhe Avdullah Hoti kanë dalë jashtë sallës të Kuvendit derisa po zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit.

Vlen të përmendim faktin se Vjosa Osmani ka marrë 69 vota, ndërkaq kundër kandidati i saj Nasuf Bejta as edhe një votë./IndeksOnline/