75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 04 Prill 2021 / k.v

Raundi i tretë/ Deputetët po votojnë për të zgjedhur presidentin

Pasi në dy raundet e para, asnjëri nga dy kandidatët për president, Vjosa Osmani e Nasuf Bejta nuk kanë siguruar votat e mjaftueshme për tu zgjidhur president, deputetët e kuvendit tani po votojnë në raundin e tretë.

Këtë herë, në kutinë e votimit duhet të jenë minimumi 80 vota të deputetëve ndërsa kandidati që merr 61 vota shpallet president i Republikës së Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme po marrin pjesë të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa nga AAK po merr pjesë Albena Reshitaj ndërsa nga PDK aty është parë edhe deputetja Adelina Grainca./IndeksOnline/