Sveçla: Mozaiku u plotësua, na priftë e mbara!

Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, ka ardhur një reagim nga kabineti qeveritar i Albin Kurtit, shkruan Indeksonline.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se mozaiku u plotësua me zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se tash duhet vetëm punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit.
“Mozaiku u plotësua. Tash punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit. Na priftë e mbara!”, shkroi ai në Facebook.