75 Mall Live Search
22:17 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Pacolli uron Osmanin: S’jam njeri i mbushur me urrejtje, unë do të qëndroj pas teje!

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh i lumtur që ishte në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të Kosovës.

Po ashtu, Pacolli tha se nuk është i mbushur me urrejtje apo hakmarrje.

Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!“, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur. Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!