75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

E rritur krah Vjosës, deputetja Statovci: Krenare që kishim rrugëtim të përbashkët

Deputetja nga lista “Guxo”, Jeta Statovci ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente të Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ajo u shpreh krenare që ishte pjesë e rrugëtimit të përbashkët me Osmanin.

Krenare që kam qenë pjesë e rrugëtimit të përbashkët znj. Presidente. Suksesi yt është sukses i secilit qytetar të vendit që e do lirinë e demokracinë prandaj me gjithë zemer ju uroj sukses në ushtrimin e kësaj detyre tejet të rëndësishme për vendin“, shkroi deputetja Statovci.

Postimi i plotë:

Fytyra e Kosovës sot shkëlqen.

Moment krenarie e përulësie për Kosovën tonë, popullin e saj e sidomos të rinjët e saj. Një grua, një nënë, një intelektuale e mbi të gjitha një lidere e drejtë dhe e sinqertë fitoi mbi paragjykimet e sfidat. Zëri i Kosovës do të kumtohet nga Presidentja Vjosa R. Osmani – qëndrestarja e pashembullt në Ballkanin Perëndimor që padyshim, do të ja zbardhë fytyrën Kosovës.

Vendi ynë ka paguar çmim të lartë për të arritur tek liria e demokracia. Sot, ushtrimi i suksesshëm i demokracisë po e dërgon vendin tonë në nivele të reja të vendeve me demokraci funksionale teksa e vendosi modelin e Vjosa Osmani-Sadriu në karrigën e parë të shtetit.

Krenare që kam qenë pjesë e rrugëtimit të përbashkët znj. Presidente. Suksesi yt është sukses i secilit qytetar të vendit që e do lirinë e demokracinë prandaj me gjithë zemer ju uroj sukses në ushtrimin e kësaj detyre tejet të rëndësishme për vendin. Zoti ju bekoftë në rrugën tuaj sfiduese por të drejtë, zoti e bekoftë vendin e popullin tonë!