75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 04 Prill 2021 / AR

Nagavci dënon gjuhën e Kastratit: Skandaloze dhe e papranueshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se gjuha e tij është skandaloze dhe e papranueshme.

Postimi i plotë:

Gjuha e përdorur nga Ardian Kastrati është skandaloze dhe e papranueshme.

Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, ky është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet.