75 Mall Live Search
07:35 / E Hënë, 05 Prill 2021 / C E

Njerëzit në ankth duke e parë nga poshtë, i riu ngjitet në ndërtesën 400 m, pa asnjë litar apo mjet sigurie

George King, ngjitësi i lirë, që herë pas here ka rrezikuar veten duke u ngjitur në qiellgërvishtëset më të larta në botë, ka rrezikuar sërish, këtë herë në një nga godinat më të larta në Barcelonë, pa asnjë masë sigurie.

Turma njerëzish u mblodhën për të parë 21-vjeçarin britanik, teksa ngjiti godinën 377.7 metra të lartë të hotel “Melia Barcelona” në Spanjë.

King u ngjit në majë të godinës për 20 minuta siç shihni pamjet në galeri. Në zbritje, i riu u arrestua nga policia.

Për herë të parë ai ngjiti në mënyrë të guximshme godinën Shard në Londër, 1013 metra të larta, një nga më të lartat në Mbretërinë e Bashkuar, pa masa sigurie, veprim për të cilin u dënua me 6 muaj burg.