Policia jep detaje të reja për vdekjen e punëtorit në vendin e punës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vdekjes në vendin e punës të një punëtori në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima është 48-vjeç nga Shqipëria, i cili ishte rrëzuar nga kulmi i një ndërtese në lagjen Veternik të Prishtinës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin.
Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe prokurori dhe inspektorët e punës./IndeksOnline/