75 Mall Live Search
15:28 / E Hënë, 05 Prill 2021 / AR

Në këto raste s’keni nevojë të mbani maskën

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin e ri lidhur me masat kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Bartja e maskës vazhdon të mbetet obligative, përjashtim në disa raste.

Në pikën 11 të këtij vendimi tregohet qartë se për cilat raste bëhet fjalë.

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Vendimi hyn në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill./Indeksonline/