Kjo është 24 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në fshatin Terstenik

Ermira Morina e lindur në vitin 1997, nuk ka arritur që t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda që ka pësuar në aksidentin e mbrëmshëm, përderisa ishte duke lëvizur me veturën “Renault”.
Policia e Kosovës ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë gjatë lëvizjes me kushtet e rrugës dhe është vetaksidentuar. E nderja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në Terstenik të Drenasit të dielën rreth orës 21:00, transmeton IndeksOnline.

