07:30 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

50-vjeçari vranë djalin dhe 7 familjarë të dy grave të tij, e më pas veten, në Iran

Një burrë qëlloi për vdekje djalin e tij 9-vjeçar dhe shtatë të afërm të dy grave të tij, e më pas vrau veten, të hënën në Iranin jugperëndimor, raportoi media shtetërore, transmeton Indeksonline.

50-vjeçari gjithashtu plagosi tre persona të tjerë në qytetin e Ahvaz, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Nuk kishte detaje për fatin e dy grave. Poligamia është e ligjshme në Iran.

Raporti tha se sulmuesi, i cili nuk u identifikua, kishte një rekord penal dhe kishte qenë i burgosur.