75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Lojtari i Cadiz: S’ka racizëm në Spanjë, Diakhaby e ka keqkuptuar

Qendërmbrojtësi i Cadiz, Juan Cala është shfaqur para mediave për të diskutuar rreth incidentit në ndeshjen kundër Valencias.

Cala akuzohet se fyeri rëndë në baza racore kundërshtarin e tij, Diakhaby, shkruan IndeksOnline

Por, gjatë kësaj konference, Cala tha se në Spanjë nuk ka racizëm dhe se incidentin në atë ndeshje e shpiku vet lojtari, Diakhaby.

“Janë dy opsione. Ose e ka shpikur, ose e ka keqkuptuar atë. Pjesa tjetër është një cirk. Në Spanjë s’ka racizëm”, ka thënë Cala.

Cala reagoi edhe për njerëzit politik, që bën shkrime për këtë incident.

“Të gjitha këto janë bërë për vota, kuptohet”, vazhdoi tutje mbrojtësi i Cadiz./IndeksOnline/