‘Termet’ te Real Madridi, mbrojtësi kryesor rezulton pozitiv me Covid-19

Skuadra e Real Madridit ka marr një lajm të keq sot gjatë ditës.
Mbrojtësi kryesor, Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, pak para ndeshjes çerekfinale ndaj Liverpoolit në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë që në këtë takim për shkak të lëndimit nuk luan kapiteni, Sergio Ramos.
Kjo do të thotë se Real Madrid sonte do të paraqitet ndaj ‘The Reds’ me disa mungesa të mëdha./IndeksOnline/