Putini nënshkruan ligjin që e lejon atë të kandidojë për dy mandate të tjera si President rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i hap rrugën që ai të kandidojë për dy mandate të tjera presidenciale, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij deri në vitin 2036.
Putini, i cili mbush 69 vjeç këtë vit, aktualisht po shërben për mandatin e tij të katërt presidencial, i cili pritet të përfundojë në vitin 2024, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.
Legjislacioni i ri, i njoftuar të hënën, mund ta lejojë atë të shërbejë edhe për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, nëse ai zgjedh të kandidojë dhe fitoni rizgjedhjen.
Ligji i ri zyrtarizon rezultatet e referendumit të vitit të kaluar mbi ndryshimet në kushtetutën e Rusisë./CNN/Indeksonline/