Liverpooli mbërrin në stadium, poston fotografi nga Alfredo Di Stefano

Sonte hapet faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe një prej ndeshjeve më interesante zhvillohet në Madrid.
Reali ballafaqohet me Liverpoolin në kapitullin e parë çerekfinal.
Ekipi anglez tashmë ka mbërritur në stadiumin Alfredo Di Stefano, nga ku ka postuar disa fotografi të fushës që duket në gjendje shumë të mirë.
Nga ora 21:00 përveç kësaj sfide, luhet edhe dueli tjetër Manchester City – Borussia Dortmund.


/Indeksonline/