Lëshim qesharak në organizim nga zyrtarët e FFK-së, e ‘harrojnë’ kombëtaren e futsallit

Logoja e re që Federata e Futbollit të Kosovës e prezantoi zyrtarisht muajin e kaluar, mori kritika të shumta, e disa e pëlqyen.
Përveç logos, Federata prezantoi edhe fanellat e reja për edicionin 2021/22.
Kompania zvicerane ‘Fourteen’ dizajnoi fanellat me të cilat u paraqit kombëtarja jonë e futbollit ndaj Lituanisë, Suedisë e Spanjës.
Por këtë ‘privilegj’ nuk e pat ekipi kombëtar i futsallit, që po luan miqësore ndaj Holandës me fanella e logo të vjetër.
Ky është një lëshim qesharak në organizim nga zyrtarët e FFK-së.
Televizioni holandez që po transmeton ndeshjen ka publikuar logon e re të FFK-së në ekran ndërsa futbollistët kanë të veshur logon e vjetër.
/Indeksonline/

