75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

Në Suharekë fillon vaksinimi i stafit shëndetësor, me vetëm 110 vaksina nga 215 sa kanë kërkuar

Në Komunën e Suharekës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19, i stafit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Besa Kuqi tha procesi ka nisur mirë, por ai tha se numri i vaksinave është më i vogël nga kërkesat e tyre.

“Kemi pranuar 110 vaksina nga 215 sa kemi kërkuar në ministri”, tha ajo.