75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

Arrestohet pronari i ndërtesës ku u rrëzua një punëtor

Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku një person dje ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./IndeksOnline/