E sulmon me shishe të qelqit, arrestohet i dyshuari në Xerxë
 
				Është arrestuar një person i dyshuari në Xërxë të Rahovcit pasi që i njëjti në një kafiteri kishte goditur me një shishe të qelqit viktimën mashkull kosovar.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën në ora 21 e 40 minuta.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                