AAK i kërkon qeverisë ta rikthejë në kuvend Ligjin e Pagave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka kërkuar qeverisë “Kurti II” që ta rikthejë procedurën e Ligjit të Pagave.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se është punuar mbi 10 vjet në këtë ligj i cili në fund u miratua në Kuvend por pastaj doli një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Haradinaj ka kërkuar nga qeveria aktuale që të amendamentoi aty ku ka pas vërejtje dhe ta kthej sërish ligjin në parlament në mënyrë që të kthehet dinjiteti i mjekëve, policëve e të tjerëve.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është punuar bashkërisht që ky ligj të jetësohet.
“Pabarazia në paga ka qenë e madhe e mbi të gjitha në koeficientet. Kemi një vendim të kushtetueses, vendim ky që nuk e konteston ligjin por i konteston amendamentimet që janë futur në komision dhe disa riorganizime që janë bërë në tabelën e pagave. Andaj ajo që ne kërkojmë dhe i sugjerojmë qeverisë aktuale është që të vazhdojë rregullimin e pagave”, ka thënë Tahiri./IndeksOnline/
