Mërlaku shënon ndaj Istogut, feston dhe e pastron fytyrën nga lloqi

Altin Merlaku ka kaluar në epërsi Dukagjinin ndaj Istogut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në minutën e 27-të, Merlaku shfrytëzoi një harkim të mirë nga e djathta dhe me një goditje të fortë mposhti portierin Hajziraj.
Terreni është shumë i vështirë për tu luajtur futboll, pasi bora ka dëmtuar atë në shumë pjesë.
/Indeksonline/