75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Në pamundësi ta ‘godas’ në ring, Marku vazhdon t’i çoj selam Conor Bennit: Ju jeni një frikacak!

Florian Marku vazhdon ta kërkoj luftën me boksierin, Conor Benn – ky i fundit s’po pranon të luftoj me shqiptarin.

Gjatë një interviste për ‘Sky Sport’, boksieri nga Shqipëria i çon sërish ‘selam’ Bennit, shkruan IndeksOnline

“Ju jeni një frikacak. Dilni në ring vetëm me kundërshtar të këqij. Unë e di që ai nuk do të luftoj me mua, sepse gjithmonë zgjedh kundërshtar të këqij me rekorde të dobëta”, ka thënë Marku

Benn rikthehet në ring gjatë kësaj jave (natën e së shtunës) dhe do të rrahet me Samuel Vargas.

“Ai ka mposhtur kundërshtar të lehtë vetëm për ta ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitoj të shtunën. Ai kurrë nuk do të zgjidhte dikë pa humbje. Edhe Rylan Charlton do i bënte probleme”, vazhdoi boksieri shqiptar.

Kujtojmë që Marku para disa jave arriti ta mposhte boksierin britanik, Rylan Charlton./IndeksOnline/