75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

“Okopohet” i dërguari i Mianmar në Mbretërinë e Bashkuar, kalon natë në makinën e tij

Ambasadori i Myanmar në Londër ka kaluar natën në makinën e tij pasi tha se ai ishte mbyllur nga ambasada e tij.

Kyaw Zwar Minn tha që stafit iu kërkua të largohej nga ndërtesa nga atasheu ushtarak i Mianmarit të mërkurën në mbrëmje dhe atij iu tha se ai nuk ishte më përfaqësuesi i vendit, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab ka dënuar “veprimet ngacmuese”.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin në një grusht shteti në 1 shkurt, duke shkaktuar javë të tëra protestash dhe përshkallëzuar dhunën.
Kyaw Zwar Minn ka bërë thirrje që udhëheqësi i rrëzuar Aung San Suu Kyi të lirohet.

Më shumë se 500 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë janë vrarë deri më tani ndërsa protestuesit pro-demokracisë kërkojnë një kthim në pushtet të udhëheqësit të zgjedhur Znj Suu Kyi dhe partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Kyaw Zwar Minn përshkroi ngjarjet e së Mërkurës si një lloj grushti shteti, në mes të Londrës.

Ambasadori ishte fotografuar duke qëndruar në rrugë jashtë ambasadës në Mayfair të Londrës duke folur me oficerët e forcës së Policisë Metropolitane.

Raportohet se policia u thirr për të ndaluar ri-hyrjen e stafit në ndërtesë. Protestuesit u mblodhën jashtë ambasadës pasi doli lajmi se ambasadori ishte mbyllur.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab, e ka dënuar këtë regjim ushtarak dhe e ka nderuar  Ambasadorin e Myanmar në Londër për guximin e tij.

“Ne dënojmë veprimet ngacmuese të regjimit ushtarak të Mianmarit në Londër dje, dhe unë i bëj nderim Kyaw Zwar Minn për guximin e tij. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të bëjë thirrje për t’i dhënë fund grushtit të shtetit dhe dhunës së tmerrshme dhe për një rivendosje të shpejtë të demokracisë”, ka shkruar ai nw Twitter.