75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Vitia flet për fotografinë ku shihet në një ndej: Isha me miq e familjar, por kjo nuk më shfajëson mua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita në një konferencë për media ka folur për fotografinë që ka qarkulluar në media, ku shihet ai në një ndej.

Vitia tha se ajo fotografi ka qenë në fillim të muajit mars ku ishte duke u mbajtur një ndej me miq e familjar të tij, por ai shtoi se kjo nuk e shfajëson atë.

“Nëse i referoheni një fotografie që kanë qarkulluar në media dje. Është një ndej në fillim të marsit që kam qenë me miq e familjar, në një kohë kur kanë qenë disa masa të tjera, por pavarësisht kësaj, kjo nuk më shfajëson mua.”

“Pavarësisht kësaj, as unë e askush tjetër nuk duhet të rrezikojmë shëndetin publik. Prandaj bëj thirrje që pavarësisht masat e reja janë vënë në dispozicion nga qeveria e re, të respektohen sepse është mënyra e vetme për të ndalur trendin e virusit”, u shprehë Vitia./Indeksonline/