75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 08 Prill 2021 / A. A

Ekskluzive/A punon Challandes për kompaninë zvicerane? Flet menaxheri shqiptar Gëzim Ibrahimi

Pas ndeshjes me Spanjën, disa zyrtarë të futbollit të Kosovës deklaruan se përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challandes ka marrëveshje me kompaninë ‘Footuro’ që merret me menaxhimin e futbollistëve.

U ngritën dyshime se Challandes po përdorë ekipin tonë kombëtar për t’iu dhënë përparësi të luajnë lojtarëve që menaxhohen nga ‘Footuro’.

Menaxheri shqiptar Gëzim Ibrahimi punon që 10 vite në këtë kompani. Ai ka demantuar këto zëra duke thënë se Challandes nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë.

“Nuk janë 5-6 lojtarë të ‘Footuros’ që luajnë te Kosova, është vetëm një, Idriz Voca. Shefi René Strittmatter, ka qenë kryetar i Zurichut para disa vitesh, kur Challandes ishte trajner aty dhe nga ajo kohë e deri sot kanë ruajtur marrëdhënjet e mira me njëri tjetrin, por Challandes nuk ka asnjë aktivitet që e lidh me neve” deklaroi Ibrahimi për Indeksonline.

Ndryshe, te kombëtarja e Kosovës luajnë disa futbollistë të cilët aktivizohen në kampionatin zviceran, si Hekuran Kryeziu, Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, e Betim Fazliji, por asnjëri prej tyre nuk menaxhohet nga ‘Footuro’.

/Indeksonline/