75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 08 Prill 2021 / A. A

Arsenali ‘goditet’ në fund, Slavia Praga merr një barazim të vlefshëm në Londër

Arsenali nuk arriti të mbajë epërsinë kundër Slavia Pragës, në fazën e parë të çerekfinales në Ligën e Evropës.

Nicolas Pepe kaloi në avantazh londinezët pasi shfrytëzoi një pasim të mirë nga Pierre Emerick Aubameyang.

Por në kohën shtesë, Slavia Praga barazoi rezultatin përmes Tomas Holes, duke shënuar një gol me shumë vlerë si mysafir.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Çeki.