75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Një grua dërgohet pa shenja jete në spital, familja thotë se nuk e mori trajtimin e duhur në Deçan

Një grua mbrëmë është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan, sipas raportit të Policisë.

Familjarët kanë raportuar në polici se e ndjera nuk ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete  në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve  e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/