Viti: Burri rrah gruan dhe ia dëmton veturën – arrestohet

Dje është arrestuar një person në Viti pasi para dy ditësh ka rrahur gruan e tij, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të raportit të PK-së, i dyshuari ia kishte dëmtuar edhe veturën e saj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Viti 07.04.2021-15:00. Me 08.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/