18 vjeçari nga Gjermania, ka pasuri 3.3 miliardë euro

Kevin David Liman është miliarderi më i ri në botë. 18 vjeçari ka pasuri prej 3.3 miliardë eurosh. Ai ka trashëguar pasurinë nga babai i tij, Gunter Liman.
“Dm-drogerie markt” është biznesi i tij që po i sjellë fitime marramendëse. Kjo kompani është zingjiri kryesor i farmacive në Gjermani.

Kompania është themeluar në vitin 1974, dhe punëson më shumë se 41,000 njerëz në më shumë se 2,000 dyqane në të gjithë Gjermaninë. Vendin e dytë midis miliarderëve më të rinj në botë në 2021 e zë 24-vjeçari Wang Zelong nga Kina, me pasuri prej 1.5 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë dhe të katërt janë motrat norvegjeze Aleksandra dhe Katarina Andresen, përkatësisht 24 dhe 25 vjeç, dhe secila ka “vlerë” prej 1.4 miliard dollarësh./Indeksonline/