Policia kap 3 milionë dollarë, të paluara në një veturë Nissan

Policia në Australi ka sekuestruar më shumë se 3 milionë euro në një veturë. Ngjarja ka ndodhur në Gold Coast, ndërsa paratë janë gjetur të paluara në një veturë Nissan Niavara.

Paratë janë sekuestruar pasi shoferi po përgjohej gjersa po kontaktonte për shpërndarjen e parave.
Në tri çanta, paratë janë gjetur në pjesën e prapme të veturës. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar origjinën e fondeve./Indeksonline/
