75 Mall Live Search
16:13 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Turqia neutralizoi 4 terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se forcat turke kanë neutralizuar së paku katër terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore.

Në llogarinë e saj në twitter, ministria turke njoftoi se terroristët u neutralizuan pasi hapën zjarr nga rajoni Tal Rifat ndaj ushtarëve turq në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.