Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri u neutralizuan 3 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët hapën zjarr provokues dhe tentuan të infiltrohen në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Forcat tona komando heronj nuk lejojnë kalimin e terroristëve. Forcat tona komando neutralizuan 3 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të infiltrohen dhe të cilët hapën zjarr provokues në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’ për të prishur qetësinë dhe sigurinë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.