75 Mall Live Search
16:53 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Gjilani e fut në rrezik Feronikelin/ Ballkani arkëton tre pikë të lehta ndaj Besës

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me rezultate pozitive edhe në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani shënoi fitore minimale 1 me 0 kundër Feronikelit, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje për ekipin e menaxhuar nga Ismet Munishi, e shënoi Gerard Progni gjatë pjesës së parë.

Me fitore, ‘bardhekuqët’ shkojnë në kuotën e 43 pikëve në pozitën e katërt. Kurse, Feronikeli futet në rrezik me 34 pikë, 4 më shumë se pozita e 8-të që çon në barazh.

Fitore sot ka shënuar edhe Ballkani, e cila mposhti 4 me 1 ekipin e fundit në tabelë, Besa. Ballkani me fitore shkon në kuotën e 58 pikëve./IndeksOnline/