Union Berlin ia merr një pikë Bayernit në ‘Allianz Arena’, hapet sërish gara për titull

Skuadra e Bayernit ka lëshuar pikë ndaj Union Berlin në xhiron e 28-të të Bundesligas.
Kampioni aktual barazoi 1 me 1 në ‘Allianz Arena’ kundër Union Berlinit, shkruan IndeksOnline
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi talenti gjerman, Jamal Musiala në minutën e 68’të.
Kur u mendua se ekipi i Hansi Flick do të fitoj, doli në skenë lojtari Marcus Ingvartsen, i cili barazoi shifrat në 1 me 1 në minutën e 86’të.
Me këtë lëshim hapet gara për titull në Bundesliga. Bayerni ende kryeson me 65 pikë, i ndjekur nga RB Leipzig me 60 pikë../IndeksOnline/