Gjarpri shfaqet në Brezovicë, në mes të pistës së skijimit

Qytetarët që kanë qenë sot në Brezovicë, tek pista e skijimit janë befasuar me atë që kanë parë.
Në mes të pistës është shfaqur një gjarpër me ngjyrë të zezë, shkruan Indeksonline.
Nga video shihet se gjarpri qëndron mes pistës në borë, edhe pse ky lloj i zvarranikëve nuk e pëlqen shumë të ftohtit.
Nuk është e zakontë që në Brezovicë, sidomos në pistën e skijimit të shohim gjarpinj./Indeksonline/