75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Muller: Duhet të shënojmë sa më parë, t’i bëjmë presion Parisit

Nesër do të zhvillohet takimi i dytë ndërmjet Parisit dhe Bayernit, duel ky në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë mes skuadrave ka përfunduar në 2:3 në të mirë të PSG-së dhe për këtë Muller kërkon që të shënojnë sa më parë, shkruan IndeksOnline

“Ne do të hyjmë në lojë që të sulmojmë, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje, duhet ta luajmë lojën tonë dhe të bëjmë presion te lojtarët e Parisit“, tha fillimisht Muller.

“Ne duhet të jemi më konkret para portës, duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë. Po ne luajtëm mirë në Munich kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam, këtë duhet ta përmirësojmë në ndeshjen e nesërme”, përfundoi sulmuesi gjerman.