75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Çmenduri në La Liga, Sevilla hyn në garë për titull pas trilerit 7 golësh në “Balaidos”

La Liga po vazhdon të sjell ndeshje të çmendura këtë sezon.

Sonte Sevilla ka arritur të shënoj fitore 3:4 kundër Celta Vigos, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë mbaroi me rezultat 3:2 në të mirë të Celta Vigos.  Të parët që kaluan në epërsi ishin Sevilla me anë të Koundes në minutën e 7-të.

Pastaj, Aspas shënoi dy gola të shpejtë në minutën 20 dhe 23 për të kaluar në epërsi Celtan.

Fernando i Sevillas barazoi shifrat në minutën e 35-të. Por në fund të pjesës së parë, Mendez e kaloi epërsinë edhe njëherë Celtan në epërsi.

Në pjesën e dytë, Sevilla arriti të barazoi rezultatin në minutën e 60-të me anë të Ivan Rakitic.

Golin e katërt dhe të fitores për Sevillën e shënoj Papu Gomez në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Sevilla shkon në kuotën e 61 pikë pas 30 ndeshjeve. Klubi i Sevillas është 6 pikë larg vendit të parë.

Kurse Celta ka mbetur në kuotën e 37 pikë dhe janë në vendin e 10-të./Indeksonline/