Gara për Prishtinën: Daut Haradinaj mobilizon Shtabin Zgjedhor

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj e ka marrë me shumë seriozitet garën përveç si përgjegjësi.
Haradinaj ka mobilizuar Shtabin Zgjedhor, ndërsa selinë e tij e ka vendosur në njërën nga lagjet më atraktive në kryeqytet, në Pejton, përballë televizionit T7, ku dallohen shenjat e AAK-së.

Përndryshe janë bërë disa ditë që Haradinaj ka filluar një tur takimesh me qytetarë gjithandej Prishtinës, në çdo lagje e me të gjithë.
Kujtojmë se, së fundi në një intervistë për njërën nga televizionet tona, njëri ndër premtimet që bëri bujë në mediat kosovare, ishte zotimi i Haradinajt për shpërblim në vlerë prej 500 euro për fëmijë të sapolindur, në rast se e merr postin e kryetarit të kryeqytetit.
