75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Heroi i luftës së UÇK-së, Menhend Dervishaj bënte thirrje: Mos mujshi me ndihmu UÇK-në, mos e shani atë

Menhend Dervishaj – Puçi para 22 viteve iu bashkua në përjetësi vëllezërve të tij, Mentorit e Menderesit, e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë.

Osmani e Naxhia nga fshati Zabllaç në Istog dhanë tre djemtë, Menhendin, Mentorin dhe Menderesin për atdheun, gjaku i të cilëve nuk do harrohet kurrë.

Puçi, një luftëtar sypatrembur kishte dhënë një mesazh të madh me datë 30 janar të vitit 1999.

Menhend Dervishaj-Puqi, bënte thirrje për mobilizim. “Të gjithë ata që nuk mund të mobilizohen, së paku mos ta shajnë UÇK-në” ishte thirrja e Puçit nga lufta frontale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/