Në katin e 8, pa asnjë masë mbrojtëse, kështu i rrezikohet jeta punëtorit kosovar

Lajmet se punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë janë ndër më të rrezikuarit në vendin tonë, janë të zakonshme.
Ata vazhdimisht i ekspozohen rrezikut, duke qëndruar në kate të larta e pa asnjë masë mbrojtëse, si helmeta apo veshja e tyre.
Njësoj ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Fushë Kosovës, i cili në vazhdimësi është duke u ndërtuar.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si një punëtor del tërësisht jashtë katit të tetë duke provuar të marrë mjetet që i duhen për punë.
IndeksOnline ju sjell pamje: