Papërgjegjësi totale, kompania kryen punët me mjete të rënda pranë fëmijëve kalimtarë

Një kompani është duke kryer punime në oborrin e shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë.
Pavarësisht se kompania ka vënë në funksion makineri të rëndë, ata s’e kanë parë të arsyeshme vendosjen e masa mbrojtëse për kalimtarët.
Fëmijë e të rritur kalojnë vazhdimisht në këtë rrugë pak metra larg ku ka kamionë e bagerë duke kryer punët në oborrin e shkollës.
Siç mund të shihni edhe në foto, rreziku është permanent për të gjithë kalimtarët nga kjo kompani e papërgjegjshme./Indeksonline/